Sport

Agjenti i Jorginho-s: Kemi marrë ofertë nga Chelsea për rinovimin e kontratës


Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos, ka konfirmuar se në drejtim të futbollistit të tij ka ardhur një ofertë për rinovimin e kontratës me klubin e tij, Chelsea-n.

Kontrata e futbollistit italo-brazilian skadon me blutë në fund të këtij sezoni, duke e shtyrë klubin e Premier Leauge-s në aksion.

Jorginho ka qenë i lidhur me një sërë klubesh përpara afatit kalimtar të janarit, me skuadra që variojnë nga Neëcastle United te Juventus dhe Barcelona të gjitha të interesuara për fituesin e Euro 2020.

Duke folur për “TMË”, Joao Santos diskutoi të ardhmen e Jorginho-s, oferta e kontratës nga Chelsea dhe mundësia e një rikthimi në Napoli.

“Jorginho-s i skadon kontrata më 30 qershor. Ne kemi një ofertë rinovimi dhe do t’i japim përparësi Chelsea-t. Napoli përfaqësoi shtëpinë tonë në Itali, Giuntoli e vlerëson shumë lojtarin, për ne është një vend i veçantë”, tha fillimisht Santos.

“Nëse do të kishte një interes të ri, ne do të ishim të lumtur, megjithatë, për momentin Napoli nuk ka pasur asnjë kontakt me ne”, shtoi agjenti i lojtarit.

Jorginho më parë kaloi katër vjet e gjysmë të karrierës së tij me Napolin, duke u bashkuar në janar 2014 nga Hellas Verona për 9.5 milionë euro dhe duke u larguar në korrik 2018 te Chelsea për 57 milionë euro.

Gjatë kohës së tij në kryeqytetin e Campania-s, italo-braziliani bëri 160 paraqitje në të gjitha garat dhe ndihmoi skuadrën të fitonte si Coppa Italia ashtu edhe Supercoppa Italiana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore