Bota

Afrikë/Kisha Keniane thirrje për kambanën e vjedhur 500 kg


The Standard

Një kishë në Keninë qendrore u ka kërkuar njerëzve që të kёrkojnё kambanën e saj rreth 500 kg, që u vodh javën e kaluar.

Kisha Ortodokse e Virgjëreshës Mari në zonën Ngecha të Kiambu, një qark në veri të kryeqytetit, Nairobi, deklaroi se e ka raportuar vjedhjen nё polici sipas medias lokale.

“Fetarёt u shprehen se ndalimi i tubimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit ka rritur rastet e grabitjeve në kisha. Ata i kërkuan gjithashtu policisë të shtojё sigurinё”, raporton The Standad.

Kisha gjithashtu thuhet se ka humbur 10 shishe verë altari, një sistem adresash publike dhe sende të tjera një jave para vjedhjes së ziles.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore