Bota

AfD bën thirrje për Gjermaninë ‘normale’, në konferencë


Alternativa për Gjermaninë (AfD) vazhdon konferencën e saj dy-ditore të partisë në qytetin lindor të Dresden.

Konferenca synon të përfundojë manifestin e partisë përpara zgjedhjeve kombëtare të planifikuara për në shtator. Slogani i fushatës është zgjedhur: “Gjermania. Por normale”.

Ndërsa gjatë sesionit të së shtunës, organizatorët pritet të shpërfillin masat kufizuese ndaj pandemisë, me pjesëmarrjen e 570 delegatëve.

AfD ende nuk ka vendosur emrat e dy kandidatëve për kancelar të Gjermanisë. Delegatët votuan për të shtyrë vendimin përfundimtar, pas përfundimit të samitit.

Bashkë-udhëheqësi, Tino Chrupalla, i cili shihet si pretendent i lartë për të kandiduar për postin e kancelarit, u kërkoi delegatëve të linin prapa luftën ndaj pandemisë dhe të shkonin në zgjedhje të bashkuar.

Ai tha se “duhet të mësojmë” nga humbjet e zgjedhjeve të kaluara dhe se partia e tij kishte nevojë për një “profil të qartë, unitet, guxim dhe solidaritet”.

Bashkë-udhëheqësi tjetër, Jörg Meuthen, përdori fjalimin e tij për të sulmuar partitë rivale. Ai tha se Gjermania ishte qeverisur për 16 vjet nga një kancelar dhe një parti që kishin shkatërruar “normalitetin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore