Lajme

Abdixhiku në Strasburg kërkon që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Strasburg ka kërkuar që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Abdixhiku ka thënë se Kosova duhet ta ketë vëmendjen tek Parlamenti Evropian.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar”, është thënë në faqen zyrtare të LDK-së.

Tutje është thënë se Abdixhiku ka përfunduar vizitën e tij në Strasburg.

“Abdixhiku vizitën në Strasburg e mbylli në takimet me z. Rainer Ëieland , zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister si dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev”.

Më 11 dhjetor, kryetari i LDK-së Abdixhiku, kishte njoftuar se ka nisur vizitën dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku është takuar me presidenten e PE-së, Roberta Metsola të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

Kreu i LDK-së ka treguar se në këtë vizitë ishte pjesëmarrës dhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së; grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian.

Deputeti i LDK-së ka treguar se në panel ka prezantuar pikëpamjet e partisë së tij mbi sigurinë kombëtare, të drejtën e mbrojtjes dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së aleatëve, derisa ka shtuar se “e ardhmja jonë është Evropa”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore