Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se partia e tij ka propozuar amandament për buxhetimin e Ligjit të Pagave në vlerë prej 85 milionë euro, në mënyrë që ky ligj të hyjë në zbatim nga 1 marsi i vitit 2022.
Tahiri theksoi se ky ligj është jetik për zyrtarët publikë, e po ashtu për funksionim më të mirë të administratës shtetërore, si dhe për përmbylljen e reformës shtetërore të institucioneve të Kosovës.
Sipas Tahirit, buxheti prej 85 milionë eurosh për këtë amandament, do të sigurohet nga zvogëlimi i disa kodeve buxhetore në mënyrë që ta jetësojmë këtë ligj.
Për rritjen e kategorisë “Mallra dhe Shtesa”, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës propozon dy alternativa:
- Të rriten të hyrat buxhetore për këtë vlerë për 85 milion euro; ose
- Të ulen kategoritë tjera të shpenzimeve për vlerën prej 85 milion euro. Kategoria e Shpenzimeve Kapitale, Kategoria e Mallrave dhe Shërbimeve dhe Fondi Kontigjent, janë kategoritë me mundësi të uljes për të rritur kategorinë e “Pagave dhe Shtesave”.
Gjithashtu, Tahiri shpalosi edhe disa rekomandime ndaj Qeverisë së Kosovës, rritjen e pagave dhe subvencionimin e sektorit privat.
“I rekomandojmë Qeverisë që të rrisë pagat, në mënyrë që qytetarët të përballojnë koston e rritur të jetesës si pasojë e rritjes së çmimeve dhe të marrë masa sa më parë që të rritë pagën minimale dhe të subvencionojë sektorin privat që të rrisin pagat”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lavrov: Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – Perëndimi e sheh si fener të demokracisë
-
Xi në Evropë, sfidë për Amerikën: “Së bashku do të zgjidhim krizën në Ukrainë”
-
Sulmi ajror izraelit që vrau 7 punonjës shëndetësorë në Liban përdori municione amerikane
-
Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së