Lajme

AAK-ja kërkon rinumërim të plotë të votave


Pas akuzave e dyshimeve për manipulime me vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar rinumërim të plotë të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zyrtari i Aleancës për Armdhmërinë e Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ibrahim Selmanaj, ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit dhe ka shtuar se hetuesia duhet të merret me secilin komisioner që kuptohet se ka bërë dallavere.

“Hetuesia duhet të merret me secilin komisioner në secilën qendër e vendvotim aty ku ka bërë ndërhyrje, dhe kërkojë nga KQZ-ja që të bëhet një rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces në mënyrë që të evidentohen keqpërdorimet”, tha Selmanaj.

Por, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se për rinumërim të plotë vendos KQZ-ja.

“Nëse pajtohen të gjithë anëtarët atëherë kjo mund të ndodhë”, theksoi Daka.

“Objekti i hetimit nuk janë kutitë tjera por vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i hetimit por jo edhe ato që janë duke u rinumëruar edhe ato 134 nuk janë objekt i hetimit por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionerë, sa i përket rinumërimit total nuk mundem me dhënë ndonjë vendim dhe ajo është çështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”, tha Daka.

Por me kërkesën e Selmanajt as anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

“Kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon edhe kërkesat ligjore dhe dallimet e mos përputhjeve mirë shihen ku janë dhe e kuptoj se gjithmonë ata dhe nuk ka shenja që është i domosdoshëm rinumërimi i plotë”, potencoi Kurteshi.

Ndërsa, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se “kërkesa e Selmanajt për rinumërim të plotë është legjitime pasi që kanë dal edhe disa video incizime”.

“Kërkesa është legjitime për faktin se ka disa fakte dhe janë disa video-incizime”, u shpreh Elshani.

Ndërkohë, Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së tha se nga 134 vendvotime që ka vendosur PZAP-i të shkojnë në rinumërim, siç thotë ai 19 prej tyre është dashtë t’i nënshtrohen rinumërimit të plotë.

“Sekretariati me datën 8 mars kemi filluar me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-ja. Procesi ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme bëhet fjalë për 134 vendvotime prej tyre 19 venndvotime është dashur t’i nënshtrohen rinumërimit të plotë se brenda tyre ka pasur fletëvotime të subjekteve tjera, procesi është akoma në proces dhe besoj që gjatë ditës së sotme mbyllet, deri nesër do ta mbyllim dhe do t’i tregojmë KQZ-së të gjeturat”, tha Ahemtaj.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani po e sheh të mundshëm rinumërimin total të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Derisa i kanë mbetur edhe dy ditë Supremes për vendimmarrje të ankesave, Hasani thotë se nëse argumentohen pretendimet, do të ishte e udhës të largohen të gjitha dilemat se në QNR ka pasur orkestrim dhe manipulim të votave.

Në një intervistë për KosovaPress, Hasani thotë se edhe votat për iniciativën e Adriana Hoxhiqit dhe Iniciativën Rome në vendbanimet me shumicë serbe janë legjitime. Ai thotë se kjo çështje është shkelje kushtetuese dhe jo ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore