Shqipëria

AAC: Brenda 2025-ës, pasagjerët nga TIA pa kontrolle shtesë të sigurisë në tranzit


Për pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport (TIA), Autoriteti i Aviacionit Civil pret që në vitin 2025 ata të mos u nënshtrohen kontrolleve shtesë të sigurisë në aeroportet tranzit.

Në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e “One Stop Security”, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës është mirëpritur me sukses Auditi Ndërkombëtar i Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC).

“Së bashku me aktorët e sigurisë së aviacionit civil ne jemi besimplotë që në vitin 2025 pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA nuk do t’u duhen kontrolle sigurie shtesë në aeroportet tranzit”, ka bërë me dije AAC-ja.

Gjatë vitit 2022, referuar INSTAT-it, kanë dalë nga territori shqiptar 5.8 milionë shtetas shqiptarë.

Dhe se mbi 2.5 milionë lëvizën përmes rrugëve ajrore, Rinasit ose Aeroportit të Kukësit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore