Lajme

Hyjnë në fuqi masat e lehtësuara antiCOVID-19


ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të premten e katër shkurtit, ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot (e shtune).

Vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 përmban masat si në vijim:

“Hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit. Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit”.

Policia e Kosovës

Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa lokalet e gastronomisë do të punojnë deri në orën 23:00.

Është hequr obligimi i bartjes së maskave në hapësira të lira, por se “Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura”.

Kurse procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKSHPK të datës 20.01.2022.

Sipas masave thuhet se Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin për aplikimin e skenarëve për organizimin e procesit mësimor, varësisht nga gjendja në institucion dhe në klasa.

Klasë me nxënës

“Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës”.

Ndërsa paraqitja për skemat sociale dhe pensionale, sipas vendimit, thuhet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.

Pensionistët

Kurse shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre, duke iu mundësuar shfrytëzimin e hapësirave të mbyllura deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës.

Lokale gastronomike

“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00”.

Ndërsa muzika sipas masave të reja lejohet vetëm deri në orën 22:00.

Sa i përket transportit, pa maskë nuk lejohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe atë ndërkombëtar.

Transporti Publik

“Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë”.

Sipas vendimit paraprak, fitneset ishin të mbyllura tërësisht, mirëpo me masat e rejat shfrytëzimi i fitneseve dhe palestrave të tjera lejohet.

Fitnes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore