Stil

A do ta linte Pranvera Borakaj “Vizion Plus”?


Pranvera Borakaj është rritur në shtëpinë mediatike “Vizion Plus”, aty ku e pranon edhe vetë se u gjend mirë pas disa eksperiencave të dështuara në televizione të tjera.

Megjithatë, ajo e la të hapur një mundësi për t’u larguar nga ekrani, ku e kemi parë prej më shumë se një dekade.

Në një intervistë për emisionin e showbizz-it “Pikë”, në “Albanian Post”, i cili transmetohet çdo të mërkurë në platformën YouTube, ora 19:00, fillimisht moderatorja u shpreh se “njerëzit ndryshojnë brenda marrëdhënieve familjare e jo më në punë”.

Në vijim, ajo pohon se, “do duhej një ofertë shumë e mirë për të më larguar nga ‘Vizion Plus’, por për momentin nuk e di”.

Mes punës dhe familjes

E pyetur nga moderatorja Adela Osmani sesi arrin ta menaxhojë kohën mes punës – e angazhuar me disa emisione – dhe familjes, Pranvera pranoi se shpesh u jep zgjidhje gjërave nga… celulari.

Në këtë mënyrë, ajo gjendet edhe pranë së bijës.

“Ka kohë që e bëj këtë punë, prandaj kam mësuar që t’i bëj edhe nga telefoni gjërat, duke parë vajzën time teksa luan, apo më qëndron pranë”, zbulon Pranvera.

Gjatë emisionit “Pikë”, moderatorja shqiptare u bë pjesë e lojës së “5 Sekondave”, ku rrëfeu të pathëna të tjera rreth jetës së saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore