Vende

Coronavirus-i godet dhe elefantët në Azi?


Viti 2020 ka qënë një vit i vështirë për të gjithë, duke mos përjashtuar edhe  elefantët e “Elefanjoy” në Tajlandë dhe Indi.

Nga goditja pandemike në mars, dhjetëra elefantë nuk mund të jetonin më si përpara. Ata nuk kishin më mundësi të kryenin shëtitjen rutinë për shtrirjen e këmbëve dhe tretjen e ushqimit. Problemet shëndetësore erdhën në rritje për të gjitha kafshët e shenjta në Indi.

Ankit Pareek, i cili drejton “Elefanjoy”  tha për BBC-në: “Elefantët mund të ndjenin stresin dhe ankthin e njerëzve. Shumë prej tyre ranë në depresion sepse nuk po merreshin më me ushtrime, argëtime,  dhe selfie nga turistët”.

Pareek shprehu shqetësimin përsa i përket të ardhurave që siguroheshin nga turistët. Elefantët duhet të hanë deri në 200 kg ushqim në ditë, ushqim i cili arrin deri në 10% të peshës së tyre trupore, dhe  kjo kushton deri në 5 mijë rupi në ditë (51 pound) për çdo kafshë.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë theksuar prej kohësh se si trajnimi i elefantëve të robëruar për turizëm është mizor dhe abuziv.

Në vende të tilla si India dhe Tajlanda, ku turizmi i elefantëve është zakonisht një industri fitimprurëse dhe në lulëzim, mungesa e turistëve ka krijuar një krizë të re të mirëqenies së kafshëve.

Sidoqoftë, aktivistët shpresojnë që kjo ndërprerje më në fund t’i japë fund shfrytëzimit të kësaj kafshe përmes turizmit.

Në shtator, katër elefantë, të stërvitur për të transportuar turistë deri në fortesën Amerikë të Jaipur, vdiqën.

Federata e Organizatave Indiane për mbrojtjen e kafshëve (FIAPO), zbuloi se si pasojë e pandemisë ata kishin qëndruar për muaj pa ushqim dhe ujë, duke shkaktuar komplikime në shëndetin e tyre.

Rreth 1 mijë e 800  elefantë privatë të Indisë  arrijnë të sigurojnë të ardhura dhe donacione përmes roleve të tyre në ritualet e festivalit hindu, të njohur si pujas, ose përmes ritualeve të dasmave. Qeveritë e Kerala dhe Rajasthan u dhanë shumë ndihma financiare pronarëve të elefantëve gjatë izolimit, por që nga ajo kohë nuk u është dhënë më para.

Në Tajlandë rreth 2 mijë elefantë kanë qënë në kampe turistike. Kriza shaktoi mbylljen e këtyre kampeve.

Kriza bëri  që çmimi i elefantëve në Tajlandë të përgjysmohet, sipas Sangdeaun. Një vit më parë një elefant kushtonte  100 mijë dollarë,  tani e njëjta kafshë mund të shitet për 40 mijë dollarë./AlbanianPost.com 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore