Celibashi: Kush braktis detyrën e numëruesit apo të komisionerit do të ketë sanksione
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/02/ilirjan-celibashi.jpg)
“Kush braktis detyrën e numëruesit apo të komisionerit do të ketë sanksione”.
Kështu u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter.
“Në çdo rast KQZ-ja do të marrë masat ligjore dhe organizative për zëvendësimin e tyre dhe vazhdimin normal të procesit”, shton Celibashi.
3/3 Kush braktis detyrën e numëruesit, apo të komisionerit do të ketë sanksione. Në çdo rast KQZ do të marrë masat ligjore dhe organizative për zëvëndësimin e tyre dhe vazhdimin normal të procesit.#zgjedhjetshqiperi2021 #kqz #25prill2021
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 27, 2021
Kujtojmë se procesi i numërimit të votave ka përfunduar për 10 qarqet e Shqipërisë. Përkatësisht, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezha, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Fier dhe Berat.
Drejt përfundimit janë Qarku i Tiranës dhe Durësit.
Fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, është Partia Socialiste.
Deri më tani ajo kryeson me 74 mandate. Partia Demokratike me 59 mandate. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar një rënie të elektoratit të saj me vetëm katër mandate.
Ndërkohë befasuese ka qenë fitorja e tre mandateve nga Partia Social-Demokrate.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
Zemërimi i Melonit për përjashtimin mund të rezultojë në abstenim në Këshillin Evropian
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm