India është shteti që bën diferencën nga shumë vende të botës në aspektin e kulturës. Për shumë njerëz që duan të eksplorojnë një kulturë ndryshe, këtë mundësi e ofron India.
Kultura indiane është ndër më të vjetrat në botë dhe dihet se civilizimi në Indi filloi rreth 4500 vjet më parë.
Trashëgimia kulturore e Indisë shprehet përmes mijëra gjuhëve të saj nga ku ka rrjedhur edhe një opus i gjerë i letërsisë.
Kultura indiane mund të vërehet edhe në muzikën e këtij shteti, si në format e klasike (Karnatike dhe Hindustani) ashtu edhe në muzikën moderne të kinemasë.
India, gjithashtu ka një traditë të gjerë të vallëzimeve klasike dhe popullore. Arti dhe teatri lulëzojnë në mesin e qyteteve të zhurmshme të vendit.
Indianët vlerësojnë shumë sistemin e tyre familjar, ata jetojnë gjatë gjithë jetës me familjen.
Feja ka një rol shumë të rëndësishëm në Indi, ajo identifikohet si vend i Hinduizmit dhe Budizmit.
Por, ka edhe myslimanë, me rreth 13% të popullsisë së përgjithshme, duke e bërë atë një nga kombet më të mëdha islamike në botë.
Kurse të krishterët dhe sikët përbëjnë një përqindje të vogël të popullsisë.
Shumica e tempujve hindu të botës ndodhen pikërisht në Indi, ashtu si vendlindjet e shumë shenjtorëve hindu.
Qyteti Prayagraj pret pelegrinazhin më të madh fetar në botë, Prayag Kumbh Mela, ku hindusët nga e gjithë bota bashkohen për t’u larë në bashkimin e tre lumenjve të shenjtë të Indisë: Ganga, Yamuna dhe Sarasvati.
Disa organizata me bazë Hindu, të tilla si Krishna, Brahma kumaris, Ananda Marga dhe të tjerë kanë përhapur besime dhe praktika shpirtërore Hindu./AlbaniaPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com