Sport

La Liga/ Atletico dhe Barcelona në kërkim të tri pikëve


La Liga spanjolle do të luajë ditën e enjte katër ndeshje për javën e 32. Atletico Madrid-i dhe Barcelona janë në kërkim të tri pikëve, për të vazhduar në rrugën drejt titullit kampion.

Ndeshja hapëse e ditës së enjte në La Liga do të jetë ajo midis Atletico Madrid-it dhe Huesca-s. “Wanda Metropolitano” do të presë takimin, që do të fillojë në orën 19:00.

Atletico Madrid-i renditet në vendin e dytë të La Ligës me 70 pikë, po aq sa edhe Real Madrid-i kryesues. Huesca renditet në vendin e 18 me 27 pikë, duke rrezikuar rënien nga kategoria në fund të sezonit. Ndeshja e luajtur gjatë fazës së parë midis dy ekipeve përfundoi në barazim pa gola.

Atletico Madrid-i është ekipi i parë në La Liga që ka siguruar më shumë pikë në ndeshjet në shtëpi. Në 16 ndeshje, djemtë e Diego Simeone-s kanë grumbulluar 39 pikë.

Duke filluar nga ora 21:00 në “Estadio Nuevo Los Carmenes” Granda do të presë Eibar-in. Çerekfinalistët e Europa Ligës gjenden në vendin e nëntë në renditje, me 39 pikë. Tetë pikë diferencë nga vendi i shtatë që mbahet nga Real Sociedad-i, dhe që të dërgon në Europa Ligë, por gjithashtu kanë edhe një ndeshje më pak.

Eibar-i renditet në vendin e fundit në La Liga me 23 pikë. Diferenca me Valladolid-in e vendit të 17, vend i cili të siguron qëndrimin në La Liga është me katër pikë.

Ndeshja tjetër e orës 21:00 është ajo midis Real Sociedad-it dhe Celta Vigo-s, që do të luhet në “Reale Arena”. Sociedad-i renditet në vendin e shtatë në kampionat me 47 pikë. Dy pikë më pak se Real Betis-i dhe Villarreal-i që mbajnë dy pozicionet sipër Sociedad-it në tabel. Një fitore në përballjen me Celta-n do e katapultonte në vendin e pestë.

Në krahun tjetër, Celta renditet në vendin e 11 me 38 pikë. Miqtë janë 11 pikë larg rënies nga kategoria dhe nëntë pikë më pak se vendi i shtatë, për në Kupat e Europës.

Ndeshja që do të përmbyllë takimet e ditës së enjte në La Liga është ajo midis Barcelona-s dhe Getafe-s. Sfida do të luhet në “Camp Nou” duke filluar nga ora 22:00.

Barcelona renditet në vendin e katërt në kampionat me 65 pikë, por me një ndeshje më pak, përveç ndeshjes së të enjtes. Nëse në dy takimet që ka për të rekuperuar, Barcelona arrin të fitojë, atëherë do të ngjitej në vendin e dytë, ose në vendin e parë, nëse Atletico nuk fiton.

Getafe renditet në vendin e 15 në La Liga me 31 pikë. Miqtë janë katër pikë larg rënies nga kategoria dhe do të përpiqen ta shmangin edhe pse do të kenë përballë Barcelona-n.

La Liga luajti ditën e mërkurë gjashtë ndeshje, të cilat përfunduan me rezultatet:

Osasuna – Valencia 0-0

Levante – Sevilla 0-1

Real Betis – Athletic Bilbao 0-0

Elche – Real Valladolid 1-1

Deportivo Alaves – Villarreal 2-1

Cadiz – Real Madrid 0-3

Renditja:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore