Kompania teknologjike, Amazon, ka njoftuar për hapjen e teknologjisë biometrike në dyqanet e saj, Whole Foods, në Seattle, ku blerësit mund të paguajnë për produktet përmes skanimit të pëllëmbës së dorës.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se lëvizja e kompanisë shfaq një përpjekje të Amazon-it për të sjellë disa nga teknologjitë që mund të jetë të përdorshme në dyqanet e saj fizikë.
Sipas kompanisë, sistemi i quajtur Amazon One, lejon klientët të shoqërojnë një kartë krediti me shtypjen e pëllëmbës duke ofruar një alternativë pa kontakte ndaj parave të gatshme dhe pagesave me kartë.
Teknologjia e re ndalon mënyrën e prezantuar më parë nga kompania për mospërdorimin e parave në Whole Foods, e cila u kritikua pasi do të çonte në shkurtime të vendeve të punës.
Kjo pasi sistemi Amazon One kërkon ende skanimin e artikujve në arkë dhe nuk do të ndikojë në vazhdimësinë e punëve në dyqanet Whole Foods në Seattle.
Lidhur me planet e mëvonshme, Amazon-i ka deklaruar se teknologjia e re biometrike e blerjes do të zgjerohet në shtatë dyqane të tjera gjatë muajve të ardhshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel