OSBE: Trajnohen anëtarët e Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe procedurat e votimit
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të mërkurën e 21 prillit, ka nisur tajnimin e anëtarëve të Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër, për zgjedhejt e 25 prillit.
Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.
“Prezenca e OSBE-së trajnoi anëtarët e Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe procedurat e votimit”.
OSBE-ja kërkon një përfshirje të gjerë të votuesve të rinj.
“Nxisim një përfshirje të gjerë dhe të mirinformuar të votuesve të rinj në zgjedhjet e së dielës”.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 25 prill.
Prezenca e OSBE-së ka qenë e pranishme në vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, që prej zgjedhjeve të para pluraliste në vend.
Prezenca e OSBE-së trajnoi anëtarët e Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe procedurat e votimit. Nxisim një përfshirje të gjerë dhe të mirinformuar të votuesve të rinj në zgjedhjet e së dielës ➡️ https://t.co/mnIOWr02Hc pic.twitter.com/UePPrUK8C9
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) April 21, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE