Transmetuesi shtetëror i Kinez, CCTV, ka drejtuar thirrje drejt rregullatorit për hetimin e dështimit të frenave të Tesla-s pas një klienteje të pakënaqur që është ngritur në protestë në ngjarjen e makinave, Auto Show në Shanghai.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se videoja e klientes bëri xhiron e rrjetit duke treguar atë të veshur me një bluzë që kishte si mbishkrim fjalët frenat nuk funksionojnë” dhe duke bërtitur akuza të ngjashme teksa stafi dhe sigurimi përpiqeshin të qetësonin situatën.
Vetë kompania ka pohuar se gruaja ishte pronare e një automjeti që ishte përfshirë në një aksident në fillim të këtij viti dhe e ka cilësuar këtë ndodhi si “shkelje e shpejtësisë”.
Nga ana tjetër, ka thënë se ka negociuar me gruan lidhur me kthimin e makinës, mirëpo bisedimet kishin ngecur për shkak të një inspektimi të ndërmarrë nga pala e tretë.
Sipas CCTV-së, rregullatori mund të ftojë agjenci testimi të palëve të treta në mënyrë që edhe klientja edhe Tesla t’i besojnë testimit të automjetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”