Klubi londinez i Arsenal-it, ka deklaruar se ka marrë hua 120 milion pound nga Banka e Anglisë në mënyrë që të lehtësoi vështirësitë financiare që po has gjatë pandemisë Covid-19.
Ekipi ka njoftuar se i ka përmbushur kriteret e kërkuar nga Banka e Anglisë, për të tërhequr shumën që do ti jepet Korporatës për Lehtësimin Financiar nga Covid (Covid Corporate Financing Facility/CCFF) për mbarëvajtjen ekonomike të klubit.
Kjo lëvizje e Arsenalit erdhi pas asaj të Tottenham Hotspur, rivalëve të tyre nga Londra Veriore, të cilët morën borxh 175 pound nga skema e CCFF në qershor 2020.
“Ndërsa vazhdojmë të punojmë përmes përfshirjes në këtë pandemi globale me financat tona, ne konfirmojmë sot se klubi ka përmbushur kriteret e vendosura nga Banka e Anglisë për Korporatën e Lehtësimit Financiar nga Covid (CCFF)”, lexohet në deklaratën e klubit.
“Si rezultat i këtyre vështirësive, ne do të marrim një hua afat-shkurtër prej 120 milion pound-ësh nëpërmjet kësaj strukture, që të mbushim pjesërisht humbjet e të ardhurave të shkaktuara nga pandemia”, ka mbyllur deklaratën Arsenal./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel