India ka shënuar rritje rekord të rasteve me Covid-19. Në kryeqytetin New Delhi ekziston frika për shfaqjen e një varianti të ri të virusit në vend.
Aty janë marrë masa kufizuese njëjavore, për të testuar rritjen e infektimeve.
Qeveria britanike dhe indiane kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët, ku u shprehen se “në bazë të situatës aktuale të coronavirus-it, kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk do të udhëtojë në Indi, javën e ardhshme”.
Kryeministrat Modi dhe Johnson do të kontaktojnë në një moment të dytë, gjatë këtij muaji, për të rënë dakord mbi planet e tyre, në partneritetin e ardhshëm midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.
Johnson tha se ishte “më e arsyeshme” për t’u tërhequr nga udhëtimi, “bazuar mbi situatën e pandemisë, në Indi”.
Kryeministri theksoi se “vendet në të gjithë botën, përfshirë edhe vendet tona, e kanë kaluar këtë situatë”.
Ai e ka cilësuar marrëdhënien mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë si “e një rëndësie të madhe”. Gjithashtu njofton se do të zhvillojë një takim virtual me Narendra Modi, të hënën.
I pyetur pse India nuk ishte shtuar ende në listën e kuqe të udhëtimit të MB-së, për shkak të situatës së rënduar me Covid, Johnson u shpreh se “lista e zonës së kuqe është çështje e Agjencisë së Pavarur të Sigurimit Shëndetësor të MB”.
Udhëtimi i kryeministrit u planifikua për në janar, por u vonua për shkak të mbylljes së tretë të Anglisë.
Fillimisht ishte parashikuar si një udhëtim katërditor, por u shkurtua javën e kaluar në vetëm një ditë në Delhi. Ndërsa tani është anuluar plotësisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”