Anija kozmike japoneze ‘Hayabusa2 u nis nga qendra hapësinore Tanegashima, në jug-perëndim të Japonisë, drejt hapësirës.Anija
Në dhjetor të 2014-ës, anija kozmike japoneze ‘Hayabusa2 u nis nga qendra hapësinore Tanegashima, në jug-perëndim të Japonisë, drejt hapësirës me misionin për të grumbulluar pluhur asteroidësh, me objektivin për të gjetur material organik mbi të, me të cilin shkencëtarët mendojnë të thellojnë kërkimet mbi zanafillën e jetës në planetin Tokë.
Ky mision është pjesë e një projekti që kap vlerën 30 miliard ¥ (Yen).
Agjensia Hapësinore e Japonisë (Jaxa), ka njoftuar se të dielën e javës së parë të muajit dhjetor të këtij viti, pas gjashtë vitesh e tre ditësh, në një udhëtim prej gjashtë miliard km, Hayabusa2, që do të thotë ‘skifter’ në japonisht, po përgatitet të lëshojë mbi Australinë jugore një kapsulë me mostrën e marrë nga asteroidi Ryugu.
Një nga menaxherët e misionit të projektit Hayabusa2, Makoto Yoshikawa, ka thënë në një konferencë se, “Materialet organike janë origjina e jetës në Tokë, por ne ende nuk e dimë nga kanë ardhur. Duke hulumtuar mbi detajet e materialeve të sjella nga Hayabusa2, ne shpresojmë të gjejmë të dhëna për origjinën e jetës në Tokë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës