Kategoria Superiore ka përfunduar edhe tre sfidat e fundit të javës së 28. Teuta ka fituar përballë Skënderbeut, duke rimarrë vendin e parë në Superiore. Vllaznia shkakton “tërmet” gjashtë ballsh në Fier përballë Apolonisë dhe Laçi ka fituar në shtëpi përballë Bylisit.
Teuta ia ka dal të marri një fitore me shumë vlera në Korçë. Ishi i sfidës, Dejvi Bregu, realizoi në minutën e 43 të takimit nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ai gol mjaftoi që Teuta të largohet me tri pikët dhe të ngjitet në krye të Superiores.
Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë në Fier, 0-6. Shkodranët kanë treguar gjithë forcën e tyre përballë Apolonisë, duke shënuar nga tre gola për çdo pjesë loje.
Në pjesën e parë të takimit shënuan: Victor da Silva në të 16’, Haris Dilaver-i në të 24’ dhe Ardit Hoxhaj në të 36’.
Në pjesën e dytë të takimit shënuan, Da Silva në të 52’, Tim Brdariç-i në të 82’ dhe Hoxhaj vulosi shifrat në 0-6, në të 90’.
Laçi ia ka dal të fitojë përballë Bylisit. Për kurbinasit shënuan Ardit Deliu në të 54’ dhe dy minuta më vonë shënoi Fatmir Prengaj. Goli për Bylisin u shënua në të 93+3’ me anë të Edison Ndrecës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë