Izraeli vendosi një bllokadë të kufijve detarë dhe tokësorë të Gazës, pasi territori palestinez, Hamasi mori kontrollin në vitin 2007. Të dyja palët, që nga ajo kohë, kanë zhvilluar tri luftëra.
Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore kundër, sipas saj, shënjestrave nga enklava palestineze, në Rripin e Gazës.
Sulmet e së shtunës goditën ato që ushtria i përshkroi si “shënjestra terrori”, të operuara nga fraksioni qeverisës Hamas tё Gazës.
Një deklaratë nga ushtria izraelite tha se objektivat përfshinin një “strukturë stërvitje, një postë raketë anti-ajrore, një fabrikë të prodhimit të betonit dhe infrastrukturë të tunelit terrorist”.
Sipas dëshmitarëve dhe burimeve të sigurisë, bastisjet goditën dy “zona trajnimi” tё luftëtarëve në Gazёn Jugore dhe një shënjestër tjetër në Gazёn Qendrore, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Një zëdhënës i Hamasit tha se, pavarësisht veprimit të Izraelit, “Gaza ende lufton dhe nuk dorёzohet”.
Sulmi shёnoi shkëmbimin e dytë tё luftimeve gjatë javës. Të enjten vonë, raketa u qëlluan në drejtim të Izraelit jugor, duke bërë që ushtria izraelite të fillojë sulme ajrore në Gaza.
Nuk pati raportime viktimash.
Një armëpushim i brishtë ka qëndruar në vitet e fundit, me gjithë shpërthimet e herëpashershme, me palestinezët që qëlluan me raketa në drejtim të Izraelit.
Ky i fundit u përgjigj me sulme ajrore në enklavën bregdetare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Sipas NYT, Gjykata e Hagës po përgatit urdhërarreste për liderët e Hamasit dhe Izraelit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës