Financa

Çmimi i Bitcoin arrin në 40 mijë dollarë


Bitcoin kaloi çmimin e 40 mijë dollarëve për herë të parë të enjten.

Kriptomonedha është rritur me më shumë se 700% që prej mesit të muajit mars.

Kërkesa e rritur nga investitorët dhe korporatat ka mundësuar rritjen e Bitcoin-it këtë vit.

Kriptomonedha u rrit deri në 40 mijë e 402 dollarë.

Bitcoin kapërceu çmimin e 30 mijë dollarëve për herë të parë në dy janar.

Më herët kishte kapërcyer çmimin e 20 mijë dollarëve në 16 dhjetor.

Kriptmonedha Ethereumi u rrit me 1.8% në çmimin prej 1 mijë e 231 dollarëve.

Disa investitorë e shikojnë Bitcoin-in si një mbrojtje kundër inflacionit.

Sipas analistëve, kriptomonedha po pëson një rritje organike.

Ky fakt e bën më të besueshme praninë e kriptomonedhës në treg, duke ulur në këtë mënyrë rrezikshmërinë që kjo rritje mund të krijojë një “flluskë ekonomike”, e cila mund të krijonte një kolaps ekonomik në të ardhmen./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore