Luka Modric-i ka rëne dakord me Real Madrid-in për rinovimin e kontratës. 36-vjeçari do të jetë në Madrid së paku deri në 2022.
Paraqitjet e mira të mesfushorit, bindën klubin për t’i ofruar atij një marrëveshje të re. Dëshira e Modriç-it, gjithashtu ishte që të mbetej në Madrid, duke pranuar edhe ulje të pagës, siç është propozuar nga klubi, për të krijuar lehtësira ekonomike, pasi pandemia e Covid-19 i ka goditur financiarisht.
Modriç-i është gati të hyjë në sezonin e 10 me Los Blancos. Ai u transferua nga Tottenham-i në 2012 për shifrën e 35 milionë eurove. Me Real-in në total, kroati numëron 383 ndeshje, 26 gola dhe 61 asiste.
36-vjeçari me Real-in ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, dy kampionate, një Kupë Mbreti dhe katër Kupa të Botës për Klube. Kroati gjithashtu ka fituar edhe Topin e Artë në 2018 pasi u shpall kampion Europe me Real-in dhe nënkapion i Kupës së Botës me Kroacinë.
Modriç-i është një nga lojtarët më të përdorur të Zinedine Zidane-t këtë sezon. Francezi e ka përdorur mesfushorin në 40 ndeshje dhe në një total prej 3 mijë e 038 minutash. Kroati së bashku me Casemiro-n dhe Toni Kroos-in, janë një nga mesfushat më të mira në historinë e klubit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo