Mbretëresha Elizabeth u është rikthyer detyrave vetëm katër ditë pas vdekjes së burrit të saj, Princit Philip.
BBC shkruan se Princi Philip, i cili kishte qenë në krah të mbretëreshës gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, vdiq në kështjellën Windsor të premten, në moshën 99-vjeçare. Varrimi i tij do të mbahet të shtunën.
Duka i Edinburgut, siç njihej ai zyrtarisht, u martua me mbretëreshën Elizabeth në vitin 1947. Në vitet e fundit, mbretëresha ka zvogëluar angazhimet e saj zyrtare, duke u kaluar shumë detyra mbretërore Princit Charles, djalit të tij William dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Por ajo ende kryen detyrat më simbolike mbretërore, siç është hapja e parlamentit.
Djali i mbretëreshës, Princi Andrew, tha të dielën se mbretëresha ishte stoike përballë një humbjeje që ajo e kishte përshkruar se “kishte lënë një boshllëk të madh në jetën e saj”.
Pavarësisht kësaj, ndihmësit dhe ekspertët mbretërorë thonë se mbretëresha nuk do të heqë dorë nga froni për t’ia lënë djalit të saj, princit Charles.
Arkivoli i tij do të bartet në një Land Rover. Brenda kishës, familja mbretërore do të veshë maska për fytyrën dhe do të mbajë rregullat e distancimit. Vetëm 30 njerëz do të jenë në gjendje të marrin pjesë, në përputhje me rregullat e koronavirusit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes