Qeveria e Koresë së Jugut ka përgatitur një amendament të mërkurën për një taksë mbi fitimet nga tregtia e kriptomonedhave.
Mbajtësit e kriptomonedhave që realizojnë të ardhura vjetore prej më shumë se 2 mijë e 300 dollarësh do të tatohen me 20%.
Autoritetet do të konsiderojnë për taksim çmimin e tregut para vitit 2023 ose çmimin aktual të blerjes.
Regjimi i propozuar i taksave ishte parashikuar në vitin 2020.
Pas lobimeve të ndryshme, qeveria fillimisht e shtyu zbatimin deri në 2022.
Qeveria koreane nxiti për iniciativa të ndryshme në teknologjinë Blockchain në fushat e identitetit dixhital dhe votimit në Blockchain.
Qeveria ka miratuar vendime për kategori të tregjeve të kriptomonedhave.
Korea e Jugut ka vendosur nën hetim persona të ndryshëm që tregtojnë kriptomonedha me akuza për mashtrim./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com