Bashkimi Evropian (BE) ka sugjeruar që të pezullojnë tarifat e vendosura në miliarda dollarë importe, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për gjashtë muaj. Kjo deklaratë erdhi nga shefi i tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis, të shtunën e 10 prillit.
Kjo pritet të shkojë përtej pezullimit katër-mujor të dakordësuar muajin e kaluar. Sipas mediave gjermane Brukseli po kërkon kompromis në mosmarrëveshjen 16-vjeçare, mbi subvencionet e avionëve.
“Ne kemi propozuar pezullimin e të gjitha tarifave të ndërsjella për gjashtë muaj, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e negociuar,” ka deklaruar Dombrovskis.
“Kjo do të krijonte një hapësirë të favorshme për industritë dhe punëtorët në të dy anët e Atlantikut”, shtoi ai.
Në mars, të dy palët ranë dakord për pezullim katër-mujor që mbulon të gjitha tarifat e SHBA-së në 7.5 miliardë dollarë, të importeve të BE-së.
Gjithashtu dhe për të gjitha detyrimet e BE-së për 4 miliardë dollarë të produkteve amerikane, të cilat rezultojnë nga rastet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) mbi subvencionet, për planifikuesit Airbus dhe Boeing.
Dombrovskis gjithashtu u shpreh se BE do të monitorojë nga afër ligjet e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, “Bleni Amerikan” të cilat parashikojnë që kontratat publike të SHBA-së të jepen ekskluzivisht për firmat Amerikane.
“Qëllimi ynë është të shtyjmë tregjet e prokurimit që të jenë sa më të hapura në të gjithë botën,” tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak