Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka formuar komisionin dypalësh për të krijuar ndryshime në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.
Gjithashtu ai ka rritur numrin e gjykatësve nga nëntë që ishte në fillim.
Nga demokratët liberalë kjo është pritur mirë, pasi synojnë të largojnë shumicën konservatore në Gjykatë.
Biden ka lëshuar një urdhër ekzekutiv, sipas të cilit i jepet e drejta komisionit për të vlerësuar ligjshmërinë e reformave, në organin më të lartë gjyqësor të vendit. Përfshirë rritjen e numrit të gjykatësve dhe kohëzgjatjen e mandatit të tyre.
Kongresi e ka ushtruar shpeshherë kompetencën për ndryshimin e numrit të anëtarëve, i cili ka mbetur nëntë që ka viti 1869.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, njoftoi se komisioni do të përfaqësojë të gjithë spektrin politik.
Psaki u shpreh se Biden “beson se vendimi për t’u tërhequr i takon vetëm gjykatësit Breyer”.
Presidenti ka në plan të përfshijë studiues të fushës juridike, liberalë e konservatorë, ish-gjykatës federalë dhe avokatë, të cilët kanë mbrojtur çështje përpara gjykatës. Po kështu parashikohet zhvillimi i takimeve publike.
Komisionit do t’i lihet afat deri në 180 ditë, për të raportuar gjetjet e tij.
Republikanët e kundërshtojnë ashpër idenë e të ashtuquajturës “fryrje e gjykatës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel