Gjykata e Korçës ka hedhur poshtë kërkesën e Zani Çaushit, kreut të bandës së Vlorës, për lirim me kusht.
Seanca gjyqësore zgjati 45 minuta. Ndërkohë pritet zbardhja e vendimit.
Çaushi më 30 mars, kërkoi nga gjykata lirim me kusht.
Çaushi vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë.
Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i bandës së “Çoles” në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.
Kodi Penal, parashikon se lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm jepet vetëm kur është kryer tre e katërta e dënimit, janë sjellë mirë në burg, si dhe ka arsye të veçanta si puna apo fëmijë të mitur etj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve