Pajisje

Ç’thotë Google për HP?


Tre herrë në javë ne vendosim fokusin në pyetjet më të kërkuara në lidhje me një aplikacion, produkt ose kompani. Ne kemi vendosur fjalët kyçe “HP është” në shiritin kërkues të Google prej nga koleksionuam pyetjet më të shpeshta që bëjnë njerëzit në lidhje me këtë kompani. Me ndihmën e këtij artikulli ne do të familjarizohemi me të mirën dhe të keqen që HP ka për të ofruar.

A është HP me softuer Windows?

PC të bazuar në Windows janë ndërtuar nga shumë prodhues të ndryshëm, përfshirë HP, Dell dhe Lenovo. Kjo i ul çmimet në PC, të cilët zakonisht janë më pak të kushtueshëm se Mac. Mac-et janë ndërtuar dhe shitur nga Apple.

A ia vlen HP Instant Ink?

Po. Instant Ink HP ia vlen. Sidoqoftë, nëse lexoni komente të tjera në internet, ka disa të meta. Instant Ink HP është një shërbim për printim. Ky produkt HP është për përdoruesit që shtypin më pak se 300 faqe në muaj, shtypin një sasi të ngjashme çdo muaj dhe duan të kursejnë para në koston e ngjyrës.

A është HP një laptop i mire?

Përmes të gjitha, HP ka fituar një reputacion për laptopë të besueshëm me shërbime shumë kompetente ndaj klientit. Opsionet e mbështetjes së klientit e vendosin HP në pesë të parët nga të gjithë prodhuesit. Me mundësi për deri në tre vjet garanci gjithëpërfshirëse, ju mund t’i siguroni vetes një mbrojtje serioze.

A është HP më i mirë se Dell?

Nëse keni nevojë për një kompjuter portativ të lirë, por të besueshëm, duhet të zgjidhni Dell. Kjo kompani ju ofron një performancë shumë më të mirë lojërash se çdo laptop HP. Sidoqoftë, nëse keni nevojë për një kombinim të shëndetshëm të energjisë dhe çmimit, zgjidhni laptopët HP. Ato ju ofrojnë një dizajn të bukur, cilësi të shkëlqyeshme dhe pajisje të fuqishme.

A është HP Microsoft?

Microsoft dhe HP janë kompani shumë të ndryshme, kështu që përfitimi i tyre nuk janë vërtet të krahasueshme. Microsoft më së shumti njihet për softuer, kështu që vazhdimisht poston “higher margins”, ndërsa HP merret me “Lower-end hardware”.

A është ndërprerë prodhimi i “HP 902 ink”?

“The Cyan“ dhe “Yellow cartridge” të serisë 902, 910 dhe 935 janë ndërprerë me të vërtetë për shkak të një defekti që mund të dëmtojë printerin, sipas Staples. Ata nuk kanë një kohë të parashikuar se kur do të jenë përsëri në dispozicion.

A është HP i mirë për lojëra?

Laptopët e lojërave HP janë ndërtuar me procesorin dhe grafikën më të mirë, së bashku me sistemin optimal të ftohjes, për t’ju dhënë përvojën më të mirë. Laptopët HP Pavilion Gaming  jo vetëm që janë të shkëlqyeshëm për lojëra, por janë gjithashtu të shkëlqyeshëm në shumë detyra nëse jeni duke studiuar ose punuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

  • HP

  • Lajmet kryesore