Nico Hulkenberg i është bashkuar Aston Martin-it si piloti i tyre rezerv.
Gjermani kishte garuar për skuadrën tre herë vitin e kaluar, kur ajo njihej si Racing Point. Ai zëvendësoi Lance Stroll-in dhe Sergio Perez-in kur ata rezultuan pozitiv me COVID-19.
33-vjeçari ishte pilot gare i të njejtës skuadrës, nga sezoni 2012 deri në 2016, që atëherë njihej si Force India.
“Skuadra e di që unë jam shumë i mirë dhe kur nevojitem di ta kryej punën”, tha Hulkenberg.
“Jam shumë i përgatitur”, mbylli gjermani.
Pilot kryesor të Aston Martin janë Sebastian Vettel, që iu bashkua skuadrës këtë sezon nga Ferrari, dhe Lance Stroll.
Hulkenberg po ashtu do jetë “pilot zhvillimi”, duke i ndihmuar skuadrës të testoj dhe të përmirsoj problemet e makinës.
Otmar Szafnauer, shefi i skuadrës së Aston Martin tha: “Në këto kohë të vështira, kërkesa për një pilot me eksperiencë është e madhe dhe shumë e rëndësishme”.
“Nico tregoi vitin e kaluar që është një super pilot”, u shpreh Szafnauer, “jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër”.
Hulkenberg është pilot rezerv edhe i dy skuadrave tjera: Mercedes dhe McLaren.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com