Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, ka njoftuar se dikasterit që ai e udhëheqë i janë rikthyer 600 metra katrorë të një objekti në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Në këtë objekt, që tashmë e ka marrë Ministria e Bujqësisë, ka qenë selia qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku mund të shihen edhe sloganet e kësaj partie në pamjet që ka publikuar Peci.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë edhe procesi i renovimit të këtij objekti.
“Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit”, shkroi Peci.
Ministri theksoi se mbetet optimist se instancat e sistemit të drejtësisë “do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër, i marrë me datë 22.08.2023”.
Peci: Disa prona të ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë po përdorën në mënyrë të kundërligjshme
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
Rusët thjesht hynë brenda, thonë për BBC trupat ukrainase në Kharkiv
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit
Lajmet kryesore
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit