Komiteti i Mbrojtjes Civile autorizoi ministres e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave në lidhje me grevën e kontrollorëve të AlbControl-it në Rinas.
Bëhet më dije se Komiteti u mblodh nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Pritet që Balluku të marrë masa për rikthimin e punës në Rinas, duke zëvendësuar kontrollorët.
“Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj”.
Në një emision televiziv Peleshi bëri me dije se “ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile”. Ministri bëri me dije se në orët e vona ka thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të të Mbrojtjes Civile. Komiteti i përbërë nga disa ministra mori një vendim me tre pika.
“Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës”.
Ministria u ngarkua për të përcaktuar kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe të gjitha kriteret e tjera që fluturimet të fillojnë sa më parë.
Autoriteti i Aviacionit Civil do të marrë të gjitha masat për “rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit