Në Vjenë, në kryeqytetin e diplomacisë së botës, vihet re një optimizëm.
Më 6 prill, Komisioni i Përbashkët i Vendeve Nënshkruese: Irani, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar (MB), Kina, Rusia dhe Bashkimi Evropian (BE), zhvilluan një takim.
Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk ishin prezente, duke qenë se nuk janë më pjesë e vendeve nënshkruese në vitin 2018.
Dy grupe ekspertësh kanë për detyrë të vazhdojnë diskutimet, duke caktuar dhe një udhërrëfyes deri më 9 prill. Kjo datë përkon me një takim të ri të komitetit.
Udhërrëfyesit pritet që të rishikojnë, nga njëra anë, heqjen e sanksioneve të SHBA-së dhe, nga ana tjetër, kthimin e programit bërthamor të Iranit në konformitet pas dy vitesh shkeljeje të njëpasnjëshme.
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar (MB) luajnë një rol ndërmjetësues midis SHBA-së dhe Iranit.
Vendet ndërmjetësuese kanë për qëllim që të shtyjnë secilën palë të bien dakord me njëri-tjetrin drejtpërsëdrejti.
“Iranianët kanë vetëm një gjuhë: ‘Hiqni sanksionet’, pohon një diplomat evropian, duke pohuar se nuk po shqyrtohen një plan afatmesëm”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, e cilësoi ngjarjen vjeneze një “hap konstruktiv”. Po ashtu, edhe iranianët e cilësuan këtë ngjarje konstruktive.
Sfida për administratën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden-it, është e konsiderueshme. Si të thyhet muri i vërtetë të sanksioneve, ndërtuar me vetëdije nën Donald Trump për të parandaluar një rehabilitim të ardhshëm marrëveshjes bërthamore (JCPOA).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia shpërbën kampin pro-palestinez në Universitetin e Kalifornisë Jugore
-
Dule së bashku me eurodeputetin grek viziton Belerin: U shkelën parimet e demokracisë
-
Maqedonci takon homologun polak, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Dëshmitari i 61-të përfundon dëshminë – pezullohet pjesa tjetër e seancës