Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një statusi në Facebook ka pohuar se Forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën në aeroportin e Rinasit.
“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol sha”.
Kontrollorët kanë ndërmarrë një grevë ditën e sotme, për çështjen e pagave të tyre.
Akuza të ashpra kanë ardhur nga qeveria se “ata po pengojnë ardhjen e vaksinave në Shqipëri”.
Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama ka theksuar se organizatorët do të ndiqet penalisht.
“Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin. Ndalohet rreptësisht ndërprerja e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve.
“Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!”, finalizon Rama deklaratën e tij.
Situata ndërkohë mbetet e paqartë nëse trafiku ajror do të lirohet apo jo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin