Frank Lampard duket se po kalon një moment të keq në drejtimin e Chelsea-s, ku në shtatë ndeshjet e fundit ka katër humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore. Duket se dy ndeshjet e radhës, ajo ndaj Morecambe-s në Kupën FA dhe ndaj Fulham-it në Premier Ligë do të jenë vendimtare për fatin e Lampard në krye të bluve të Londrës.
Në rast se Lampard nuk arrin që të bind më tej me ecurin e tij, në pankinë pritet të vihet një tjetër ish-lojtar i këtij ekipi, Andriy Shevchenko, që aktualisht mban postin e trajnerit të Kombëtares së Ukrainës.
Sheva tek Chelsea luajti 48 ndeshje dhe shënoi nëntë gola, duke mos e arritur pritshmërin që kishin për të në Londër, pasi shuma e shpenzuar për të në 2006, ishte relativisht e madhe dhe kapte vlerën e rreth 50 milionë eurove.
Më ndryshe duket profili i Sheva-s si trajner, ai e ka kthyer Ukrainën në një ekip të fortë dhe arrin që të bëjë një futboll tërheqës.
Në 41 ndeshje me Ukrainën, Sheva ka arritur të marrë 21 fitore, nëntë barazime dhe 11 humbje. Ndër fitoret me më shumë gola nën drejtimin e Sheva-s Ukraina i ka realizuar, 5-0 kundër Serbisë dhe 1-4 kundër Shqipërisë. Ndërsa humbja më e thellë ka qenë kundër Francës 7-1, në tetor të 2020.
Me Chelsea-n e mbushur me elemente të talentuar dhe ekip i ri në mosh, Sheva duket se do të jetë ideali për ta rikthyer në rrugën e drejtë të fitoreve dhe të plotësimit të objektivave, gjithmonë nëse Lampard do largohet./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin