Sveçla kritikon BE-në për reagim “të dobët” pas sulmit terrorist në Banjë: Ende s’është ndëshkuar Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka kritikuar Bashkimin Evropian, për “reagim të dobët”, pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit ku kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Ishte reagim shumë i dobët i BE-së ndaj këtij akti të kryer nga Serbia. Fatkeqësisht ende nuk kemi një veprim nga BE-ja për ta ndëshkuar Serbinë për këtë akt. Unë vërtetë besoj se pasiguria vjen nga aktet aventureske të Serbisë ndaj Kosovës”, tha Sveçla në sesionin e dytë “Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes”, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”.
“Serbia ka rol destruktiv në raport me Kosovën, nuk është vetëm Kosova, por edhe Bosnja për shkak të rolit destruktiv të mbështetur nga Serbia. Nëse Mali i Zi nuk do ishte pjesë e NATO-s çfarë mendimi do kishin malazezët për sigurinë, kjo është një argument se demokracia duhet të mbrohet, por ajo se çka është me rëndësi është se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së tani”, potencoi ai.
Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se veriu i Kosovës paraqet një kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha shtetet demokratike.
“Serbia po tenton ta bëjë pikë të sigurisë veriun dhe kjo është një sfidë e madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe sigurinë e rajonit sepse nëse kjo ndodh, duhet të pyesim veten çfarë po bëjmë dhe ku po gjendemi. A po krijojmë një vakum pushteti, aty ku njerëzit jetojnë në veri, kjo për mua paraqet një rrezik të madh për siguri”, tha Hoxha.
“Gjithmonë e kam kuptuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si instrument që rajonin do ta bëjë më të sigurt. Kjo ka të bëjë me paqen rajonale dhe sigurinë”.
Ndryshe, krimineli Milan Radojiçiç, e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Rreshteri i Policisë, tashmë i nderuar me titullin ‘Hero i Kosovës’, Afrim Bunjaku, u vra në orët e para të 24 shtatorit të vitit të kaluar në fshatit Banjskë që banohet kryesisht me shumicë serbe nga një grup i organizuar terrorist i cili ka ngërthyer brenda vetes së paku 30 pjesëtarë të trajnuar, ushtarakë e paramilitarë, të cilët janë sponsorizuar dhe mbështetur nga shteti serb.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dërgohen në gjyq ish-drejtoresha dhe dy specialistë të ASHK Sarandë për shpërdorim detyre
-
Bislimi në Hungari flet për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
MPJD për akuzat e vjedhjes së idesë të platformës “Made in Kosova”: Është pronësi shtetërore, jo private
Lajmet kryesore
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Blinken shfaqet papritur në Kiev
-
Takimi Kurti – Krasniqi dhe zgjedhjet “e verës”