“Arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024”, Kurti uron hendbollistet e U18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është gëzuar kualifikimit të hendbollisteve të Kosovës U18 në botërorin që do të mbahet në muajin gusht në Kinë.
“Kosova në botëror. Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, ka shkruar Kurti në Instagram.
Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16, derisa hendbollistet kosovare shfaqën më shumë në momente vendimtare dhe siguruan titullin e kampionit si dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Sipas njoftimit të Federatës së Hendbollit, Diona Dresh u shpall lojtare e ndeshjes. Ajo i shënoi shtatë gola nga tetë tentime. Sara Gjergjaj e organizoi ndeshjen dhe i realizoi pesë gola nga shtatë tentime.
Katër gola i kishte Andra Uglani, ndërsa nga tri i realizuan Orgesa Gola e Arjeta Imeraj. Kontribut me pritje të shumta dha portierja Alina Shabani, por edhe të gjitha lojtaret tjera.
Ndërkaq Federata e Hendbollit e Kosovës ka uruar shtabin teknik të udhëhequr nga Mitat Ferati për suksesin historik si dhe të gjitha vajzat që kanë kontribuuar në këtë sukses të madh.
IHF Trophy ishte rrugë e dytë dhe më e shkurtër drejt Botërorit. Si kualifikime të rregullta kanë shërbyer kampionatet evropiane të vitit të kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Vuçeviç e Hill diskutojnë për situatën “problematike” në Kosovë
-
Takimi Kurti – Krasniqi, Hamza: S’duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’