Janë zbuluar dy efekte anësore të reja, por jashtëzakonisht të rralla të vaksinës kundër COVID-it.
Bëhet fjalë për një çrregullim neurologjik dhe një inflamacion të palcës kurrizore.
Studimi i më shumë se 99 milionë njerëzve nga Australia, Argjentina, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Zelanda e Re dhe Skocia ka konfirmuar se sa të rralla janë ndërlikimet e njohura të vaksinës.
Studiuesit që punojnë si pjesë e Rrjetit Global të të Dhënave të Vaksinave përdorën të dhëna të deidentifikuara të kujdesit shëndetësor elektronik për të krahasuar normat e 13 sëmundjeve të trurit, gjakut dhe zemrës te njerëzit pasi morën vaksinën Pfizer, Moderna ose AstraZeneca.
Studimi konfirmoi me një nivel të lartë saktësie lidhjet e njohura midis vaksinave mRNA (Pfizer dhe Moderna) dhe efekteve të rralla anësore të miokarditit dhe perikarditit.
Po ashtu studimi ka konfirmuar sindromën Guillain-Barré (ku sistemi imunitar sulmon nervat) dhe trombozën e sinusit venoz cerebral (një lloj mpiksje gjaku në tru) si efekte të rralla anësore të lidhura me vaksinën AstraZeneca.
Por një efekt i ri i rrallë anësor, encefalomieliti akut i shpërndarë – një inflamacion dhe ënjtje në tru dhe palcën kurrizore – u identifikua gjithashtu në analizën e të dhënave si i lidhur me vaksinën AstraZeneca.
Jim Buttery, bashkëdrejtor i Rrjetit Global të të Dhënave të Vaksinave, ka thënë se gjetja i shtyu studiuesit të konfirmonin në mënyrë të pavarur efektin anësor duke përfunduar një studim të dytë, këtë herë duke analizuar një grup të dhënash të veçantë prej 6.8 milionë australianësh që morën vaksinën AstraZeneca.
Jo vetëm që studimi australian konfirmoi encefalomielitin akut të shpërndarë si një efekt anësor të rrallë, por sasia e madhe e të dhënave specifike të AstraZeneca gjithashtu i lejoi ata të zbulonin një efekt të dytë të ri të rrallë anësor, të njohur si inflamacion i palcës kurrizore.
Studimi australian ka zbuluar se të dhënat përkthehen në një rrezik jashtëzakonisht të vogël të encefalomielitit akut të shpërndarë prej 0.78 raste për çdo milion doza dhe 1.82 raste për milion doza për mielitin transversal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë