Fara e lirit është konsideruar si një nga ushqimet me përfitime të shkëlqyera shëndetësore.
Sot, studime shkencore nxjerrin në pah përfitimet e tij, nga kontrolli i presionit të gjakut dhe sheqerit, e deri tek ndihma për të mbajtur një peshë të shëndetshme.
Parandalon kancerin
Kanë përbërje bimore me veti antioksiduese dhe estrogjenike, të cilat duket se ndihmojnë në uljen e rrezikut të shfaqjes së kancerit dhe përmirësimin e shëndetit.
Studimet vëzhguese kanë treguar se konsumi i farave të lirit nga gratë në menopauzë shoqërohet me një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit .
Ka gjithashtu prova për kontributin e tij në parandalimin e kancerit të lëkurës dhe zorrës së trashë.
Ndihmon në kontrollin e peshës
Nëse keni tendencë të hani një shumëllojshmëri ndërmjet vakteve, mund t’ju duhet të konsideroni përfshirjen e farës së lirit në dietën tuaj.
Studimi tregoi se vetëm 2.5 gr. fara e liri, zvogëlon ndjenjën e urisë dhe oreksin në përgjithësi.
Mbron zemrën
Një lugë gjelle farë liri (7 gram) siguron një sasi të mjaftueshme të proteinave, fibrave dhe acideve yndyrore omega-3, si dhe disa vitamina dhe minerale.
Në veçanti, është një burim i pasur i acidit alfa-lipoik (ALA), një acid yndyror omega-3 me origjinë bimore, i cili është një nga dy acidet yndyrore më të rëndësishëm që duhet të marrim nga dieta jonë.
Përmirëson kolesterolin
Fara e lirit çdo ditë për 3 muaj ul kolesterolin e përgjithshëm me 17% dhe kolesterolin “e keq” LDL me gati 20%.
Përqindja përkatëse për kolesterolin “e mirë” HDL u rrit, sipas gjetjeve të një studimi tjetër, me 12%.
Ndihmon në kontrollin e sheqerit
Studimet kanë treguar se njerëzit me diabet të tipit 2 që kanë shtuar 10-20 gram farë liri në dietën e tyre ditore për të paktën një muaj kanë parë një ulje prej 8-20% të niveleve të sheqerit në gjak.
Ul presionin e gjakut
Studimi kanadez zbuloi se konsumi ditor i 30 g. fara lirit për gjashtë muaj uli presionin sistolik dhe diastolik të gjakut përkatësisht me 10 mmHg dhe 7 mmHg, ndërsa për ata që tashmë merrnin ilaçe të hipertensionit shifrat ishin edhe më të larta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel