Sipas ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Hungaria synon të bëhet kombi i parë i Bashkimit Evropian (BE) që bashkohet me Bankën Euroaziatike të Zhvillimit me qendër në Moskë.
Gjatë një konference në Kazakistan, Szijjarto tha se anëtarësimi në këtë bankë, e cila përfshin Rusinë dhe pesë ish-anëtarë të tjerë të Bashkimit Sovjetik, do ta ndihmojë Hungarinë për të zgjeruar investimet e saj në Azinë Qendrore.
Ai gjithashtu pohoi se banka në pronësi të shtetit të Hungarisë, Eximbank, do të krijojë një strukturë kredie prej 170 milionë dollarë për të rritur lidhjet e biznesit me Kazakistanin.
Bashkimi me Bankën Euroaziatike të Zhvillimit do të ishte veprimi i fundit nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, për të thelluar lidhjet me vendet e Lindjes.
Hungaria është gjithashtu anëtare e një huadhënësi tjetër të udhëhequr nga Rusia, Bankës Ndërkombëtare të Investimeve.
Po ashtu arriti ta zhvendosë selinë e saj nga Moska në Budapest në vitin 2019.
Ky qe një vendim i kritikuar gjerësisht nga aleatët perëndimorë të Hungarisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve