Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën, tha se “dyshime serioze” janë ngritur nga politikëbërës evropianë mbi qasjen aktuale e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) sa i përket rrjedhës së tensionuar në raportet Kosovë-Serbi
“Shumë kolegë të shquar nga Bundestagu dhe parlamentet e tjera në Evropë kanë dyshime serioze për ‘strategjinë’ e BE-së dhe SHBA-së për të deeskaluar situatën mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo strategji nuk është as e ekuilibruar dhe as e zgjuar – është koha për një ‘pikë kthese'”, shkroi deputeti gjerman.
Roth më herët i cilësoi “shembull tjetër i deklaratave të pabalacuara” akuzat e BE-së dhe SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” është duke nxitur “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar me serbë etnikë, posaçërisht pas vendimit për dinarin.
Shumë ligjvënës evropianë, senatorë amerikanë e analistë të huaj, kanë konsideruar kohën e fundit se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të japë rezultate në formatin dhe nën udhëheqjen aktuale, duke kërkuar një qasje më të ashpër dhe më të vendosur ndaj Serbisë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
MPJD për akuzat e vjedhjes së idesë të platformës “Made in Kosova”: Është pronësi shtetërore, jo private
-
Protestuesit izraelitë bllokojnë kamionët me ndihma të destinuara për në Gaza
-
Konkurrenca mes Ryanair dhe Wizz Air në Shqipëri lë ‘në hije’ kompanitë e tjera
Lajmet kryesore
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Blinken shfaqet papritur në Kiev
-
Takimi Kurti – Krasniqi dhe zgjedhjet “e verës”