Me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit për krime lufte Çaslav Joliç, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Nga trupi gjykues, kanë deklaruar se avokati Brkljaç, kishte kërkuar anulimin e seancës për arsye shëndetësore.
Po ashtu, u tha se palët janë njoftuar me kohë për anulimin e kësaj seance dhe asaj të paraparë për të enjten e 25 janarit.
Mustafë Bajramaj, ishte dëshmitarë i torturave që iu bënë shqiptarëve në burgun e Gurakocit në Istog gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
Ish ushtari I UÇK-së, u kap nga forcat paramilitare serbe, bashkë me mbi 90 shqiptarë të tjerë dhe u mbajt Iimbyllur në hapësirat e këtij burgu i cili ekzistonte prej vitesh.
Një ndër ata që e ndaluante ishte edhe ish polici serb Çaslav Joliç, të cilin Mustafë Bajramaj e njihte mirë, pasi që e kishte pasur edhe komshi.
Çaslav Jolic u arrestua më 2 qershor të 2022-ës, nga Policia e Kosovës.
Ai ishte kapur pasi ishte paraqitur në administratën e komunës së Istogut për të nxjerrë dokumente të identifikimit.
Bashkë me largimin e forcave serbe nga Kosova në vitin 1999, ishte larguar edhe Çaslav Jolic.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
Bieber: Pasardhësit e Borrellit dhe Lajçakut kanë një shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut
Lajmet kryesore
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit