Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj Andi Pajazitit, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë ndërroi jetë Kastriot Ramadani.
Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.P, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04.01.2024 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që të pandehurit A.P i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj”.
“Masa e paraburgimit të pandehurit iu është vazhduar deri më datë 05.03.2024”, është thënë nga kjo Gjykatë.
Masa e paraburgimit prej dy muajsh të dyshuarit Pajaziti iu kishte caktuar nga kjo gjykatë edhe më 3 nëntor 2023.
Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, të cilët po ashtu dyshoheshin për vrasjen e 4 gushtit në “Bon Vivant”, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
Një i vdekur, 21 të lënduar, 14 prej tyre vajza, katër të dyshuar të hospitalizuar në QKUK, ishte bilanci tragjik i ngjarjes që ndodhi në një nga lokalet më të famshme të kryeqytetit “Bon Vivant”, ku pati të shtëna me armë zjarri dhe përplasje fizike.
Tashmë në policinë e Kosovës, sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica, është hartuar struktura organizative për themelimin e policisë së kryeqytetit.
“Pas rastit tragjik jemi takuar me drejtorin e policisë në Prishtinë, Basri Shabanin, dhe kemi kërkuar edhe në atë takim që të përshpejtohen procedurat për krijimin e policisë së kryeqytetit. Na është thënë se policia e ka miratuar strukturën organizative dhe tash mbetet që ata t’i vazhdojnë procedurat e tyre”, kishte thënë Fushtica për Albanian Post.
Sipas tij, iniciativa për krijimin policisë së kryeqytetit është imperativ i kohës dhe është prioritet i kryetarit Përparim Rama.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar