Planeti i shtatë i sistemit diellor me një diametër katër herë sa ai i Tokës, Urani, lëshon rreze X. Ky është zbulimi i fundit i shkencëtarëve, për planetin të rrethuar nga dy unaza asteroidesh në perimetrin ekuatorial.
Zbulimi i publikuar në ditarin shkencor për kërkim gjeofizik, ekzaminoi dy vizuale të planetit nga Observatory Chandra. Njëri i vitit 2002 dhe tjetri i vitit 2017.
Vëzhgimi i parë zbuloi një detektim të qartë të rrezeve X. I dyti ndërkaq, një rrezatim të mundshëm të ardhur nga gjigandi i akullt.
Sipas shkencëtarëve, kjo i atribuohet rrezatimit diellor. Planeti është i përbërë nga elementë më të rëndë se hidrogjeni dhe heliumi, ndaj fenomeni është i pazakontë.
Sipas NASA-s, minimalisht ka edhe një burim tjetër rrezatimi X në Uran. Mundësia është lënë e hapur që vetë unazat e Uranit të lëshojnë rrezatim. Një tjetër, thotë se mund t’i atribuohen fenomenit të aurorave, në polet e planetit.
Me anë të këtyre të dhënave, shkencëtarët mund të kenë qasje në karakteristika të sistemit diellor. Nga to, mund të analizohen të dhëna atmosferike, të sipërfaqes apo unazave dhe përbërjes së tyre.
Vëzhgime të mëparshme të rrezeve X janë pikasur në Jupiter dhe Saturn. Në gjigandin e akullt, kjo është hera e parë që vërehen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
-
Abdixhiku kërkon vota për politikanin gjerman në prag të zgjedhjeve evropiane
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it