Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, është shprehur i keqardhur që në kohën kur ekipi kuqezi mori pjesë në Euro 2016, ai e la jashtë grumbullimit mbrojtësin Berat Gjimshiti, sot kapiten i ekipit.
Shtatë vjet më pas, Gjimshiti dhe djemtë e kombëtares e kanë udhëhequr Shqipërinë drejt një evropiani tjetër, ku shtylla e qëndërmbrojtjes pritet të jetë edhe ndër pikat më të forta të kuqezinjve.
Por, De Biasi, e pranoi se vendimi asokohe nuk ka qenë i lehtë.
“Isha unë që e sinjalizova të shkonte te Atalanta. Më vjen keq që e lashë jashtë në 2016, por nuk kishte luajtur shumë. Miku im që ishte drejtor i Atalantës, tha nëse nuk e vendosni në lojë si do ta merrni. Por pati debat në evropian. U përpoqa të merrja ata që ishin më mirë dhe kishin luajtur më shumë në ndeshjet më përpara”.
Kështu ka thënë ai, gjatë një interviste për Euronews Albania.
Gjithashtu, tekniku italian përshkroi se duhet pasur parasysh se sot Gjimshiti është 29 vjeç, por asokohe ishte një djalosh 22-vjeçar, i ri, i cili kishte shkuar në Itali si fillestar.
“Sot është lojtar i afirmuar që ka treguar cilësitë e tij. Ta krahasosh me 7 vite më parë është diçka komplet tjetër”, përmbylli De Biasi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet