Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në median sociale në Facebook, një video ku tregohej ecuria e punimeve në “Rrugën e Arbrit”.
Rama shpjegon se ura, që është ndërtuar mbetet një nga më të vështirat.
“Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon! Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj. Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e by-pass-it të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur. Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Rruga e Arbrit është rrugë në ndërtim e sipër, e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.
Rama më herët e ka cilësuar një projekt shumë të rëndësishëm dhe ka premtuar se do të përfundojë shumë shpejt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Balla takon homologun italian: Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë dhe më efikas
-
Operacion antidrogë në Itali dhe Shqipëri, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
Lajmet kryesore
-
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë, në fokus bujqësia
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Pothuajse 450 mijë njerëz janë larguar nga Rafah brenda një jave, thotë OKB
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë