Kryetari i Frontit Turkmen Irakian (ITF), Ershet Salihi , ka akuzuar Partinë e Punës Kurdistane (PKK) se po zhvillon një tregti të drogës në Kirkukun e Irakut verior.
Veprimtaria e grupit terrorist në rajon kërcënon sigurinë e turkmenëve.
Salihi u shpreh se PKK-ja “rriti aktivitetet e saj në rajon kohët e fundit”. “Ajo ka kryer jo vetëm vrasje, por edhe shitje të drogës” shtoi ai.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qeverive turke dhe irakene për të bashkëpunuar kundër grupit terrorist.
“Qeveria Irakene në Bagdad duhet t’i japë një rëndësi të madhe kësaj çështje. Përdorimi i territorit iraken nga grupi terrorist do të krijonte një hendek sigurie për Irakun. Fqinjët e tij, Turqia dhe Irani do të përftojnë gjithashtu”, tha Salihi.
Në fjalën e tij kryetari ka cekur edhe punën e shërbimit të inteligjencës irakene, në vitin 2019, që ka zbuluar një rrjet të madh droge në Kirkuk.
PKK-ja akuzohet për trafikim të drogës drejt Evropës si dhe kultivimin e kanabisit në Turqinë juglindore si një mënyrë për të financuar aktivitetet e paligjshme.
Në tetor të vitit 2020 është miratuar një marrëveshje në mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, midis qeverisë qendrore në Bagdad dhe Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG), e cila lidhet me sigurinë e rajonit.
Marrëveshja për Sinjarin, siç quhet, parashikon pastrimin e rajonit nga terroristët e PKK-së./AlbanianPost
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo