Ish-këshilltarit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Artan Behrami, të cilit iu bastis shtëpia nga Gjykata Speciale përmes një e-mail dërguar Gjykatës Speciale ka kërkuar të informohet se kur do t’i kthehen pajisjet e konfiskuara atij.
Behramit, gjatë bastisjes iu konfiskuan dy iPAD-at për të cilat ka thënë se janë “të fëmijëve të tij”.
“Të nderuar, dje gjatë një aksioni të paprecedent për bastisje në banesën time, janë konfiskuar dy iPAD-at e fëmijëve të mi, Teos (9) dhe Reit (7). Sot në mëngjes, Teo dhe Rei i kërkuar Ipad-at e tyre, sepse iu duheshin për praktikat ditore në shkollë”.
“Përmes kësaj e-maili ju pyes: kur do t’ua ktheni Ipad-at fëmijëve të mi”, ka shkruar Behrami.
Bastisja në shtëpinë e Behramit, ka ndodhur një ditë pasi që ai kishte kritikuar Gjykatën Speciale se është duke dënuar vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë “fashiste”.
Po ashtu, një bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndodhur të hënën në mëngjes në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të pretenduara lufte në Hagë të Holandës.
Aksioni i njëjtë është kryer edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI), Bashkim Smaka, i cili për një kohë ka shërbyer gjithashtu në ekipin këshilldhënës të ish-presidentit Thaçi.
Edhe në shkurt të këtij viti ekipet policore të EULEX-it me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishin kryer bastisje në banesën e Adil Behramaj, këshilltar politik i ish-presidentit Thaçi, aksion që kishte nisur rreth orës 08:30 mëngjesin e 22 shkurtit e kishte përfunduar në mbrëmje.
EULEX-i ka kryer bastije edhe në banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, në shtator të këtij viti, nën arsyetimin se të njëjtët kanë tentuar të ndikojnë në dëshmitarë, derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është duke vazhduar në Hagë.
Veprimet e fundit të Speciales “tejkalojnë” mandatin e saj – “Tentativa për t’i mbuluar dështimet”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova, anëtare e asociuar e Këshillit të Evropës?
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
BE-ja shpreh keqardhje që Siljanovska-Davkova s’e përdori emrin kushtetues gjatë ceremonisë së betimit
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë