Rudina Dervishi – gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, është ndarë nga jeta më 12 shtator.
Ajo ka vdekur në moshën 53 vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.
“Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës”, ka njoftuar VOA.
Dervishit në profesionin e gazetares ka shërbyer për më shumë se 25 vite, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut e deri tek arti.
“Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj”.
Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com