Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se ka mbledhur një komision ministror për sigurinë kombëtare në mënyrë që qeveria e saj të përballet më me sukses me problemin e shifrave në rritje të emigrantëve.
Italia ka probleme në kujdesin ndaj emigrantëve që vijnë nga Afrika e Veriut dhe Ballkani, dhe Kryqi i Kuq Italian ka kërkuar të hënën një reagim më të fortë ndërkombëtar ndaj “kaosit” të shkaktuar nga ardhja e emigrantëve, shkruan agjencia “Reuters”.
Meloni pas mbledhjes së kabinetit ka njoftuar se ka aktivizuar Këshillin Ndërministror për Sigurinë e Republikës (KISR), i cili do të qëndrojë në funksion të përhershëm për të zgjidhur problemin e rritjes së numrit të emigrantëve.
“Qëllimi ynë është ta zgjidhim problemin në mënyrë pragmatike, me vendime të shpejta dhe të koordinuara”, tha Meloni, e cila karrierën e saj politike e ka bazuar në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, vitin e kaluar në Itali kanë mbërritur me rrugë detare rreth 113 mijë e 500 emigrantë, ndërsa vitin e kaluar kanë ardhur rreth 55 mijë e 800.
Statistikat tregojnë se në tre ditët e fundit ka pasur më shumë, 2 mijë e 300 të premten, më shumë se 3 mijë të shtunën dhe gati 1 mijë të dielën.
Qeveria italiane ka shtypur aktivitetet e anijeve të shpëtimit humanitar, duke sekuestruar tre nga anijet e tyre javën e kaluar.
Por ndërsa vendi përballet me një popullsi në rënie dhe mungesë të fuqisë punëtore, ai ka rritur kuotën e hyrjes për punëtorët migrantë jo-BE në 452 mijë për periudhën 2023-2025, nga rreth 83 mijë në vitin 2022.
Të hënën, 56 organizata joqeveritare lëshuan një deklaratë të përbashkët duke akuzuar Romën zyrtare për pengimin e punës së organizatave humanitare në det dhe paralajmëruan se shumë prej tyre, nëse jo të gjitha, mund t’i japin fund operacioneve të tyre si rezultat, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’